Golat nga distance tepër të largëta janë kthyer në modë këto vitet e fundit, edhe pse mbeten të rrallë për nga kalibrimi dhe saktësia.
E tillë është edhe perla e javës nga lojtari i Meppen në Kategorinë e Tretë Gjermane (Bundesliga 3), ku Denis Undav ka shënuar nga thuajse 50 metra përballë Unterhaching.
