Shembja e Teatrit Kombëtar ka shkaktuar tension të madh në Tiranë mes policisë dhe qytetarevë që kanë dalë të protestojnë.
Për t’iu shmangur një dyndje të qytetarëve qeveria ka bllokuar akset hyrëse si ai, Elbasan-Tiranë.
Padyshim që zëri i protestuesve është ndjerë në gjithë Shqipërinë ku në Durrës janë mbledhur grupe qytetarësh në shenjë mbrojtje ndaj atyre në Tiranë.
Ferdinand Xhaferaj u shpreh se provokimi i protestave në kohë pandemie nuk është vetëm tregues i korrupsionit të qeverisë Rama, por është edhe një akt vrastar.
“Pra, sot nuk është shembur teatri, sot është shembur shteti i së drejtës, sot është shembur demokracia. Dhe, zanafilla nuk fillon sot, fillon që me zgjedhjet e 2017, kur ky nuk erdhi si kryeministër me lirinë e votës, por erdhi me paranë e drogës… Ky është fundi. PD ka informuar se ka nisur një mbledhje dhe do ketë gjithë vendimmarrjen e nevojshme”, shton Xhaferaj. /albeu.com/