Sërish vranësira dhe reshje shiu, qershori nuk po e ndan “mendjen”

Vendi ditën e sotme pritet të shoqërohet me kthjellime dhe vranësira në orët e mesditës, të cilat më pas do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal në zonat malore.

Era do të jetë nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre pritet të arrijë deri në 20m/s.

Ndërkohë era jugore do të sjellë edhe rritje të ndjeshme të temperaturave në vlerat e mesditës.

Temperaturat:

vendet malore 9°C deri 26°C

vendet e ulëta 12°C deri 30°C

vendet bregdetare 15°C deri 29°C


Shtuar 4.06.2020 06:12