Sëmundja e rëndë i merr jetën Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale

Komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme për shkak të një sëmundje të rëndë.

Neshet Shena ka pasur 35 vite karrierë në Forcat e Armatosura.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka shpreh ngushëllimet për familjen e kolonelit, ndërsa e konsideron një nga oficerët më të përkushtuar në FA.

Postimi i plotë:

Pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë, kolonel Neshet Shena, komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, u nda nga jeta duke lënë në hidhërim familjen dhe të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të, në 35 vite të karrierës në Forcat e Armatosura. Mirënjohje pa kufi për kontributin njerëzor e profesional të një prej oficerëve më të përkushtuar në FA. Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes e dy djemve.

U prehsh në paqe, kolonel Shena!


Shtuar 13.08.2020 15:09