Falë lehtësimit të masave ndaj koronavirusit, njerëzit kanë më shumë mundësi për të kryer aktivitetet e tyre apo të shkojnë në punë lirshëm.
Edhe pse numri i zona të gjelbra po shtohet, Tiranë ende është në zonën e kuqe të rrezikut nga koronavirusi, por qytetarë të shumtë kanë mbushur rrugët në kryeqytet. Pa u shqetësuar për rrezikun që u kanoset, ata kanë përfituar nga koha e mirë për të dalë shëtitje.
Ndërkohë, lokalet kanë nisur të bëhen gati për t’u hapur në 18 maj. Pamjet që shihni vijnë nga disa rrugë të kryeqytet, ku shihet se gjithçka i është kthyer normalitetit.