Ditën e djeshme në konferencën e donatorëve u mblodh një shumë prej 1.15 miliard euro për të ndihmuar Shqipërinë për të përballuar pasojat e tërmetit.
Konkretisht, shuma e përllogaritur e dëmevë shkon në 1.08 miliard duke rezultuar kështu me një shumë goxha të majme shtesë.
Në emisionin Opinion, Arben Ahmetaj Ministër i Shtetit për Rindërtim tregoi disa shifra, edhe pse ende jo zyrtare, ku tha se 400 milionë janë grante (para të dhuruara) dhe pjesa tjetër kredi të buta.
“Gjithmonë ka firo të vogla, që varet nga administrata shqiptare si e ndjek. Franca kishte firo se nuk iu deshën, Serbia ka patur një firo rreh 20 përqind. Ka vende që shkon deri në 40 përqind. Varet nga administrim. Këtu kemi tre duar kryesore, Komisioni Europian, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe pastaj grantet e vogla”, u shpreh Ahmetaj.
Ndërkohë ministri tregoi se cila është dhe sfida kryesore: “Kjo administratë duhet të arrijë në kohë rekord, në 2 vjet, ti vendosë në zbatim të githë ato para. Sidomos grantet”.
E pikërisht kjo deklaratë e ministrit të le trë ngresh dyshime se ku do të investohen të gjitha këto para të dhuruara nga donatorët gjatë konferencës së djeshme në Bruksel.