Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Këtë të mërkurë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në relievet malore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,3 -0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 10/28°C

Zonat e ulëta 12/31°C

Zonat bregdetare 13/27°C


Shtuar 13.05.2020 06:06