Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku ka humbur jetën një prej fotografëve më të njohur në Elbasan, Adi Zhupa.
Mësohet se Zhupa, u rrëzua aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë, teksa ishte ngjitur për të prerë disa degë që e pengonin në dritaren e banesës.
Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.