Rrëzohet aeroplani në Turqi, humbin jetën 7 policë

Një aeroplan i vogël i forcave të policisë është rrëzuar në një mal në Turiqë lindore. Si pasojë e kësaj ngjarjeje të rëndë, kanë humbur jetën të shtatë oficerët që ndodheshin ën bord, njoftoi ministria e Brendshme në Turqi.

Avioni po kthehej nga një mision vëzhgim-zbulimi, të mërkurën vonë, kur u rrëzua në malet Artos në provincën lindore të Vanit, afër kufirit me Iranin.

Ministri njoftoi po ashtu se avioni u zhduk nga radari ndërsa nisej për në aeroport pas një misioni vëzhgimi mbi Van dhe provincën fqinje të Hakkari, e cila shtrihet më larg në jug dhe kufizohet me Iranin dhe Irakun.

Mbetjet e avionit u gjetën rreth orës 3 të mëngjesit, me orën lokale. Të gjithë personat në bord, përfshirë dy pilotët, ishin anëtarë të policisë kombëtare


Shtuar 16.07.2020 07:58