Rrezikojnë katër vite burg, qindra persona me koronavirus të arrestuar në Itali

272 persona të infektuar me koronavirus janë arrestuar në Itali pasi nuk i kanë zbatuar masat e qeverisë për të qëndruar në karantinë.

Të dhënat nga Ministria e Brendshme tregojnë se karabinierët i kanë ndaluar këta qytetarë teksa shkonin në supermarket apo teksa shëtisnin qentë.

Qytetarët që thyejnë karantinën në Itali dënohen nga 1 deri në 4 vjet burg. Ndërkohë mijëra të tjerë janë gjobitur deri në 3 mijë euro. Nga të dhënat e publikuara nga ministria shihet se 27 marsi ishte dita me më shumë shkelje. Fatmirësisht pas kësaj date shkeljet e karantinës u pakësuan.

Mediat italiane shkruajnë se ka ende njerëz të papërgjegjshëm që nuk e kanë kuptuar ashpërsinë e epidemisë. Disa prej tyre janë gjetur në park duke pirë duhan, të tjerë duke shëtitur


Shtuar 31.03.2020 14:36