Rrëmbyen dhe dhunuan 16 vjeçarin, si mesazhet me vajzën i rrezikuan “kokën” adoleshentit

Një 16 vjeçar u rrëmbye dhe u dhunua ditën e djeshme nga tre burra në Durrës.

Shkak dyshohet të jetë bërë shkëmbimi i disa SMS-ve me një bashkëmoshatare.

Pak ditë më parë, 16-vjeçari i cili është konviktor në Durrës kishte nisur të njihej me një vajzë nga Mirdita, po konviktore, e cila paralelisht ishte në një lidhje me një djalë disa vite më të madh nga Laçi.

Mirëpo, komunikimi mes tyre është mësuar nga i dashuri i saj, i cili merr me vete edhe dy shokë të tij dhe organizojnë rrëmbimin e adoleshentit.

Ngjarja u regjistrua paraditen e djeshme në afërsi të shkollës “Bernardina Qeraxhia”, por për fatin e mirë të 16-vjeçarit ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, të cilët kanë lajmëruar Policinë.

Pasi e dhunuan ata e hodhën nga makina 16-vjeçarin në afërsi të rrethrrotullimit të Kënetës. Pak çaste më vonë, Policia bëri të mundur arrestimin e tre autorëve, konkretisht shtetasit me inicialet F. D. (K.), 32 vjeç, banues në Lezhë, A. P., 35 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, banues në Laç.


Shtuar 10.03.2020 13:37