Rrebeshet e shiut dhe era e fortë, rrëzohet plepi dhe bllokon rrugën Gjirokastër-Kakavijë

Moti i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ka bërë që një plep të rrëzohet në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.

Si pasojë, rruga është bllokuar në një pjesë të saj.

Aktualisht në këtë aks kalohet vetëm në një korsi.

Forcat zjarrfikëse po punojën për të hapur rrugën.


Shtuar 5.08.2020 07:00