Rikthehet koronavirusi në Lushnje, rastet e reja patën kontakte me të tjerë nga Tirana

Prej dy ditësh, vatra e koronavirusit në vend po zgjerohej vetëm në Tiranë, për tu rikthyer sot në Lushnje. Rastet e reja janë në dy familje dhe dyshohet se familjarët e tyre kanë patur kontakte me persona të tjerë në Tiranë.

Mësohet se janë bërë 9 tamponë ku vetëm 4 rezultuan pozitivë, ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që të zgjerohet rrethi i testimeve.

Megjithatë, pritet konfirmimi i autoriteteve.

Tashmë numri i rasteve me Covid-19 ka shkuar në 1080, ndërsa numri i viktimave vazhdon të mbetet 33. Numri i të shëruarve është 823, ndërkohë që gjatë ditës së djeshme të shtruar në Infektiv raportoheshin 24 pacientë.


Shtuar 29.05.2020 06:31