Rikthehen masat e rrepta në Spanjë, Madridi “mbyllet” sërish

Shtimi i ndjeshëm i rasteve të reja ka bërë që qeveria spanjolle të marrë vendim që kryeqyteti, Madridi të izolohet përsëri.

Qeveria ka vendosur që të izolohen zonat rreth kryeqytetit spanjoll, pasi janë vendet ku pikërisht ka pasur rritje masive të rasteve, raportojnë mediat spanjolle.

Sa i përket lëvizjes së qytetarëve, nën rregullat e reja, qytetarëve nuk u lejohet të dalin jashtë zone, duke përjashtuar vetëm udhëtimet e veçanta.

Gjatë kohës së izolimit qytetarëve do t’ju lejohet lëvizja për në punë, vizitat mjekësore, kurse nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 6 personave në vendet publike.


Shtuar 1.10.2020 17:00