Java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat kalimtare do të jenë përgjatë relieveve të larta malore shoqëruar me reshje shiu të dobta.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë konstante.
