Rihapen xhamitë, rregullat e reja që duhet të zbatojnë besimtarët (FOTO LAJM)

Pas bllokimit dy mujor nga koronavirusi, këtë të hënë janë hapur të gjitha xhamitë.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka firmosur protokollin e rreptë për zbatimin e masave të parandalimit të përhapjes së COVID-it.

Sipas KMSH, xhamitë duhet të bëjnë dezinfektimin para se të fillojë frekuentimi, si dhe besimtarët duhet të bëjnë abdesin në shtëpi, të marrin maska e doreza dhe sexhaden personale.


Shtuar 18.05.2020 13:22