Ditën e sotme, 16 raste të reja me koronavirus ju shtuan listës së të prekurve në vend duke çuar në 766 numrin e të infektuarëve.
Një rast është regjistruar në qytetin e Beratit ku bëhet fjalë për një 13-vjeçar nga fshati Kostren që rezulton të jetë vëllai i 16-vjeçares që rezultoi e prekur me Covid-19 disa ditë më parë.
13-vjeçari, së bashku me familjarët, i ishte nënshtruar tamponit menjëherë pasi u zbulua se motra e tij ishte e infektuar.
Momentalisht vetëm tamponi i dytë i vëllait të 16-vjeçares ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që priten përgjigjet e tamponëve të dy prindërve dhe gjyshes së vajzës.
Mësohet se 13-vjeçari ka shfaqur vetëm temperature deri në 38 gradë gjatë dy ditëve të fundit. Deri tani, mjekët epidemiologë kanë kryer marrjen e tamponëve në 12 persona kontakti me 16-vjeçaren. Bëhet fjalë për 13 vjeçarin, 4 pjesëtarët e familjes, një mjek dhe dy infermiere të Qëndrës Shëndetësore Kostren, dy punonjës të administratës së komunës që i asistonin me ndihma, një shitëse dyqani ushqimor dhe shoferi që e transportoi me makinë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Mjekët deklarojnë se po hetohet për gjetjen e kontaktit “zero” që ka kontaktuar vëlla e motër që nuk lanë lëvizur nga fshati dhe nuk kanë pasur kontakte.
Rasti i sotëm e çon në 3, numrin e të prekurve me Covid-19 në rrethin e Beratit.