Mati ishte një ndër qarqet e pastër nga koronavirusi deri ditën e sotme, por tashmë është shënuar rasti i parë.
ISHP njoftoi sot se kanë konstatuar rastin e parë me koronavirus në këtë qark dhe bëhet fjalë për një person të infektuar prej kontakteve me të sëmurë nga fasoneria në Krujë.
Sëfundmi, në Krujë janë konstatuar 18 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 83. Kështu, Kruja bëhet qyteti i tretë më i prekur nga koronavirusi në vend krahas Tiranës dhe Shkodrës.