Revoltohen qytetarët, hidhen në rrugë koshat e mbeturinave (VIDEO)

Përveç protestave në bulevard për shembjen e Teatrit Kombëtar, qytetarët kanë shfaqur revolta duke rrëzuar dhe koshat e mbeturinave në rrugët kryesore në Tiranë, siç është ajo ”Dritan Hoxha”.

Gjithashtu, policia ka vendosur të ngrerë një post-bllok në dalje të qytetit të Elbasanit për në kryeqytet, teksa u pa se protestuesit po mësynin dhe nga qytetet e tjera.

Postblloku është ngritur në rrethrrotullimin e Bradasheshit, në hyrje të autostradës “Elbasan-Tiranë”.

Atje ka pasur shërbime të përforcuara pas një urdhri të posaçëm të Ministrisë së Brendshme. Pas ngritjes së këtij postblloku policor është paralizuar plotësish qarkullimi drejt qytetit./albeu.com/


Shtuar 17.05.2020 11:20