Deklarata e kryeministrit Rama, qëndrimi i klubeve dhe i UEFA-s, si dhe qëndrimi kundër i Safet Gjicit për bojkotin, ishte tema e radhës ku presidenti i FSHF-së, Armando Duka ndaloi të flasë. Në studion e Pressing, në ABC News, Duka tha:
DEKLARATA E RAMËS – “E kam lexuar dhe kam respekt për fjalët e tij. E adhuroj për fjalimet e tij. Edhe të jesh skllav edhe të kesh pagë të lartë, nuk shkon. Skllavi nuk paguhet. Ai thotë që paguhen shume dhe janë skllevër. Ka dashur të gjejë fjalë të këqija për t’iu kundërvënë bojkotit. Nuk mendoj se kjo është rruga. Besoj shumë se duhet ta shohë si kryeministër, si lider, t’i vlerësojë si kërkesa të një komuniteti dhe jo si teka. Pse, mendon se skllavi paguhet shumë? Librat janë aty, drejtoritë e tatimeve janë aty. Bota e futbollit është e formalizuar, jo 100 për qind. Duhen marrë disa masa që të formalizojnë.
None found
QËNDRIMI I KLUBEVE – “Vendimet i ka marrë liga në tavolinë. A ka pasur mënyra zgjidhje, ka pasur. Vendimet merren me shumicë, siç i ka liga vendimet. Jo të gjithë mund të kenë të njëjtin mendim.
QËNDRIMI I UEFA – “Jemi të detyruar të informojmë për çdo ngjarje. Kemi njoftuar që nga 5 gushti UEFA-n. Kemi ndarë mendimet me ta se si mund ta zgjidhë këët situatë. Asnëj organizatë nuk e do bojkotin dhe është gjëja e fundit.
“GJICI KUNDËR – “Përfaqësuesi i Kukësit na tavolinë ka qenë kundër. Mund të shikoni procesverbalin ose regjistrimin e mbledhjes. Më 5 gusht ishin 100 për qind për bojkot të gjithë. Teuta mungoi në mbledhje dhe e mbështeti më vonë”./abcnews.al
Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…
Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…
Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…
Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…
Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…
Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…