Categories: Uncategorized

Gazetari gozhdon Lleshajn: Nuk je burrë i besës, policët e tu dhunuan gra e të rinj

Nga Sokol Bregu:

Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto, gjeneral për gjeneral po zgjedh. Sa të përbashkëta ke ti me të, e kupton vetë. Po ta luftoje krimin sa ai, vetëm atëherë do zgjidhja tënden.

Të lidhura

None found

Po ta doja atdheun sa ai, padyshim që do zgjidhja tënden. Unë jam ithtar i tij, se ai mësoi Falconen në rrugën e pakompromis ndaj krimit. Këta janë burra të besës që ja vlen ti shohësh në fytyrën e dikujt. Këta janë burra për frymëzim. Nuk u fshehën kurrë pas dickaje, si ti pas teatrit.

Teatri është një gjë, një luftë mes dy pricipesh, dhuna jote nuk është. Dhuna jote është e pashpjegueshme. Kurrë në punën time prej 24 vitesh nuk kam parë një protestë ku ka të rinj me libra në dorë, artistë që ja vlen ti shohësh gjithë jetën në ekran, kolegë të mi gazetarë.

Këta që ti i quan policë, i dhunuan, dhe ti do që nesër tek çdo polic të shohin fytyrën tënde. Po gabon rëndë gjeneral, ose dikush që përdor rrjetin tënd social, po tallet me ty. Policët nuk rrahin gra, as fëmijë. Policët që njoh unë, jo ata që stërvit ti.

Kam humbur shumë miq në luftë kundër krimit. Fytyrën e tyre dua ta shoh sërish në polici, të Arben zylyftarit, të Gani Malushit, të Artan Cukut e të tjerëve. Kanë qenë miq të mi personalë dhe e di që kurrë në jetën e tyre nuk kanë rrahur gra, artistë dhe gazetarë.

Këta janë burra të besës dhe të policisë gjeneral, jo gjeneratën që po prodhon ti. Nuk e ke idenë sa vite pas po na kthen. Sjelljen tënde në polici nuk mund ta krahasoj me kohën kur drejtonte Sokol Olldashi apo Ilir Gjoni, sepse ata ishin gazetarë dhe tentuan dhe futën frymën në trupën policore për të respektuar të drejtën e cdo kujt.

Po ti je larg shumë paraardhësve të tu. Saimir Tahiri u përballë me shumë protesta dhe nxorri vajza në rrugë për të siguruar rendin dhe qetësinë. Askush nuk u prek. Fatmir Xhafajt i bllokuan derën për të mos lejuar të fillojë nga puna, askush nuk u prek. Kurse ti jo vetëm që nuk kërkon falje po pretendon që të shohim fytyrën tënde kudo. Kujt i thua mjeranë? E vështirë për ty të shfletosh Hugoin, jo më të njohësh Zhavierin. Je larg…

Pak ditë pasi ishte cliruar Kosova isha aty për nje reportazh. Dy djem të rinj ziheshin mes tyre. Një I moshuar u afrua i kapi prej duarsh, e u tha. A doni me u rrah? Ja kufiri. Aty është shkjau, ik e bjeri sa tu dhëmbi dora.

Ngulite në mëndje këtë gjeneral. Po do të rrahesh dhe dhunosh dora top tu bëftë, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Ka aq krim sa nuk e imagjinon dot. Këtë të thotë edhe Prokurori i Përgjithshëm në raportin vjetor. Lexoje mirë. Po policët e tu atje djersisin. Por edhe ti si gjithë të tjerët e ke një zgjidhje, “Renea”, pa atë edhe ti do kishe frikë të dilje dhe nga zyra.

Por Renea është e të gjithëve Gjeneral, të tutë janë vetëm këta para teatrit. Mblidhi duart gjeneral, se druri nuk është për femrat qoftë dhe protestuese, nuk është as për artistë dhe nuk është as për gazetarë. Unë nuk mendoj si ty, që gjoja respektove ligjin, unë mendoj që nesër më ka ardhur rradha për tu dhunuar nga policët e tu, jo të mitë. Unë besoj fort në Zot, por faqen tjetër skam për të ta kthyer kurrë.

Historia jote më kujton filmin Gladiatori. Ushtari qe u bë komandant, komandanti që u bë Gjeneral, gjenerali që u bë Perandor, Perandori që u bë skllav, skllavi që u bë Gladiator, Gladiatori që u bë Hero, Heroi që u bë Legjendë. Dhe legjenda ime është Dalla Chiesa dhe jo ti. Ty rregjisori ti preu aktet tek skllavi se mendoi që nuk ja vlen të shkosh më tej, ndaj bëji një nder çdo kujt mos dhuno më femra se është turp…Bëhu një skllav i lirë të paktën…

Thonë që je besimtar, ndaj shpresoj ti thuash jo shefit tënd për të legalizuar hashashin në vend. Droga është vepër e djallit, vendimi është i yti. Kjo është sprova jote e fundit për të mos qenë kapter i përjetshëm.

të fundit

Modeli statistikor nxjerr në pah favoritët për triumfin në Kupën e Botës

Platforma e njohur për statistika dhe analiza të futbollit, Football Meets Data, ka publikuar parashikimet dhe probabilitetet më të fundit…

27 minutes ago

Manzambi në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve me Zvicrën, Newcastle interesohet për mesfushorin

Johan Manzambi ka shpërthyer në Kupën e Botës 2026 me përfaqësuesen e Zvicrës, duke shënuar 3 gola dhe duke u…

51 minutes ago

Jordan Henderson vendos rekord me Anglinë pas vetëm pak minutash në fushë

Veterani i Brentfordit, Jordan Henderson, bëri një paraqitje surprizë nga stoli në minutat e fundit të fitores 2-0 të Anglisë…

2 hours ago

Infantino në qendër të kritikave për udhëtimet ajrore: 27 fluturime private për 24 ndeshje në Botërorin 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka marrë pjesë në 24 ndeshje brenda pak më shumë se dy javësh gjatë Kupës…

2 hours ago

“At the end of the day, everything we do, we do for ourselves” — is kindness increasingly being tied to self-interest? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes. Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për…

2 hours ago

“Në fund të ditës, çdo gjë që bëjmë e bëjmë për veten”, a po lidhet mirësia gjithnjë e më shumë me interesin? (VIDEO)

Mirësia në ditët e sotme po bëhet edhe për interes. Në emisionin “Shoqet”, Mbresa Hajrullahu tha se kjo ndodh për…

3 hours ago