Kupa e Botës 2026 nuk shkoi aspak sipas pritshmërive të Son Heung-min dhe Koresë së Jugut. “Taegeuk Warriors” e mbyllën aventurën e tyre që në grupet e turneut, pasi u mundën 1-0 në mënyrë të papritur nga Afrika e Jugut në sfidën e fundit të Grupit A.
None found
Menjëherë pas këtij eliminimi, zhgënjimi në Korenë e Jugut ishte i thellë, ndërsa kapiteni Son Heung-min reagoi me një postim të gjatë në Instagram, ku u kërkoi falje tifozëve.
“Dua t’u shpreh faljet e mia më të sinqerta popullit të Koresë dhe të gjithë tifozëve që e duan futbollin. Si dikush që e do këtë sport, e di sa të zhgënjyer, të frustruar dhe të lënduar jeni. Një fjalë ‘më fal’ nuk mjafton për të përshkruar atë që ndiej”, shkroi ylli i LAFC.
Reagimet në vend nuk vonuan. Gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes, transmetuesi kombëtar KBS madje ia mjegulloi fytyrën trajnerit Hong Myung-bo, ndërsa presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, sulmoi fort emërimin e teknikut, duke thënë se “kompetenca nuk ishte prioritet” në përzgjedhjen e tij.
Nën presionin e kritikave të shumta, Hong Myung-bo bëri të ditur largimin e tij nga posti i trajnerit.
Son vijoi mesazhin e tij duke pranuar se e kishte të vështirë ta pranonte atë që kishte ndodhur.
“Ende nuk është e lehtë ta pranoj këtë realitet. Kur mendoj për tifozët që po përjetojnë një zhgënjim edhe më të madh se unë, e kam të vështirë të flas për ndjenjat e mia. Ndjej një përgjegjësi të madhe sepse nuk arrita t’jua shpërblej mbështetjen dhe dashurinë që na keni dhënë”, shtoi Son.
Koreja e Jugut shënoi vetëm dy gola gjatë gjithë turneut, shifra më e ulët për ekipin në një Kupë Bote që prej vitit 1998.
Megjithatë, pavarësisht këtij dështimi, Son u bëri thirrje tifozëve të mos i sulmojnë lojtarët dhe premtoi se do të vazhdojë të japë maksimumin për fanellën e përfaqësueses.
“Do të bëj gjithçka që mundem për të ndryshuar mendimin e tifozëve dhe për t’ju sjellë sërish gëzim. Nuk e kam harruar kurrë premtimin që u kam bërë tifozëve të mi dhe do të jap gjithçka nga vetja për sa kohë që ata do të kenë nevojë për mua.”
Në fund, kapiteni korean pati edhe një apel të drejtpërdrejtë për mbështetësit.
“Në vend që t’i kritikoni dhe t’i lëndoni lojtarët, ju kërkoj me sinqeritet t’u jepni mbështetje dhe inkurajim, edhe pse e di se në këto momente është e vështirë. Më vjen shumë, shumë keq”, deklaroi Son.
Për momentin nuk ka masa të reja për naftën. Pavarësisht njoftimit të djeshëm nga Ministrja e Energjisë Sanja Bozinovska se…
“AfD po promovon dhe mbështet shkëputjen e Tirolit të Jugut nga Italia”, këto ishin fjalët e Ministrit të Jashtëm italian,…
Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Rrugën e Voskopojës, në Korçë. Nga aksidenti raportohet se…
Të gjithë të akuzuarit për tragjedinë e Llaskarcës ku humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan, janë…
Një zjarr shpërtheu këtë pasdite në lagjen Zhelezara të Shkupit, ku po digjet një depo me ngjyra dhe llaqe në…
Integrimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore të Serbisë, veçanërisht në polici, ishte ndër çështjet kryesore të diskutuara në takimin mes…