Renis Gjoka reagon pas deklaratës së Klosit: Tallen me ne (VIDEO)

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh mbrëmjen e djeshme se valët e muzikës arrijnë të përhapin koronavirusin. Kjo, në kuadër të justifikimit se pse pas fillimit të shkollave dhe hapjes së ambienteve të brendshme të lokalit, baret me muzikë janë të vetmet që penalizohen nga çdo kategori përfitimi.

Megjithatë, lidhur me këtë të fundit kanë reaguar jo pak artistë, të cilët kanë ngritur zërin mbi situatën aktuale ku ata ndodhen. Sa për deklaratën e Klosit, një kundërpërgjigje ka ardhur nga Renis Gjoka, me anë të një statusi në Facebook.

“Mirë që na ngordhi gomari, por s’të lejnë as mizat rehat. Mirë që na mohojnë të drejtën për të jetuar, por tállin edhe ingranazhin me ne! Hallall”, ka shkruar këngëtari në rrjet.

Artistët e kanë ngritur si shqetësim primar faktin se ata tashmë mbeten të papunë, pa patur mundësi të sigurojnë të ardhura nga asnjë kategori përfitimi.

Të njejtën pengesë po hasin edhe disa nga bizneset private, të cilët u kufizuan që nga marsi për të vazhduar lirisht aktivitetin e tyre. Nga ana tjetër, situata aktuale nuk dihet se sa do të zgjasë, duke bërë që një pjesë e të vetëpunësuarve të mbeten në ‘mëshirë të fatit.


Shtuar 1.10.2020 11:56