Rëndohet bilanci në Itali, shkon në 366 numri i viktimave nga koronavirusi

Bilanci i viktimave nga virusi vdekjeprurës po rritet me hapa të shpejtë në Itali. Deri më tani raportohet se 366 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i të prekurve është 7375 e teksa
16 milion ndodhen në karantinë.

Banorët në 15 provinca qendrore dhe veriore të Italisë duhet të marrin leje për të udhëtuar. Milano dhe Venediku janë tashmë të përfshira nga ky virus.

Shkollat, palestrat, pishinat dhe qendrat e skive do të mbyllen tërësisht si dhe të gjitha ngjarjet publike do të anulohen, tha kryeministri Giuseppe Conte. Këto masa të jashtëzakonshme do të zgjasin deri më 3 prill.

Javën e kaluar, qeveria ka njoftuar për mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve për 10 ditë. Italia është vendi më i prekur në Europë nga virusi.


Shtuar 9.03.2020 07:52