Rëndohet bilanci i aksidentit në Tiranë-Elbasan, vdesin dy vajza

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e rëndë të ndodhur në afërsi të tunelit të Elbasanit, ku si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në spital dy vajza.

Në makinën të cilën udhëtonin të ndjerat ndodheshin gjithashtu dhe dy vajza të tjera të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që njëra prej tyre është nisur për një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës.

Nga të dhënat paraprake dy vajzat të cilat humbën jetën ishin te moshës 21 dhe 23 vjeç.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volksëagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.


Shtuar 13.09.2020 18:54