Sapo ka dalë sezoni i 3 i serialit të famshëm “The Protector” dhe shikuesit janë surprizuar nga ngjarjet që janë vendosur në film.
Në përfundim të sezonit të dytë me urdhër të “të pavdekshmëve” në Stamboll përhapet një virus nëpërmjet ujit me qëllim që Stambolli t’i përkasë përjetësisht “të pavdekshmëve”.
Sezoni i 3 fillon me panik, njerëz të infektuar nga ky virus dhe qyteti i mbushur me karantina, shkruan Albeu.com.
Ajo çfarë ka çuditur botën është se sezoni i 3 i “The Protector” konsiston në të njëjtën kohë me COVID-19, virus i cili po përhapet me shpejtësi dhe njerëzit po izolohen në karantina.
Koeçidencë apo jo kjo nuk është e qartë, por shpresojmë që fundi i koronavirusit të vijë njësoj si te “The Protector”, ku vaksina për këtë virus gjendet./albeu.com.