Ramës i bëhet “ves”, flet me gishtin e mesit në Kuvend (VIDEO)

Ditën e sotme në Kuvend Rama ka mbajtur fjalën e tij, ku përveç debatit që ka patur me Rudina Hajdarin, ka rënë në sy edhe gjesti i tij teksa fliste.

Kreu i qeverisë flet me gishtin e mesit të ngritur, ky i fundit një gjest fyes.

Ky nuk është rasti i parë kur Rama iu drejtohet shqiptarëve duke folur me gishtin e mesit të ngritur.

Disa javë më parë, Rama foli me gishtin ngritur edhe në ndezjen e dritave të Pemës së Vitit të Ri në qendër të Tiranës, në prani të qindra qytetarëve, mes tyre edhe fëmijë të vegjël.

Duket se është thjesht një huq i tij, por duke marrë parasysh pozicionin e Ramës duhet bërë më shumë kujdes. /albeu.com/


Shtuar 30.01.2020 15:10