Rama zbulon kushtin e vetëm për hapjen e listave 100%

Në fjalën e tij të parë për këtë sesion parlamentar, kryeministri Edi Rama u shpreh se përmes komisionit të ligjeve dhe me përfaqësuesit e dy palëve politike duhet të hidhet në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve që u bënë para ndërprerjes në Kodin Zgjedhor.

Ai ka four dhe për hapjen e listave 100%, ku sipas tij i vetmi problem është ekuilibri zgjedhor.
” Nëse do kemi mekanizëm të besueshëm, për ne nuk ka problem. Por nëse nuk ka, mos prisni që të ketë lista të hapura 100%”, u shpreh Rrama.

Pjesë nga fjala e Ramës
Besoj se nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht me të gjithë fuqitë dhe të gjithë ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkarisht. Nga njëra anë protagonizmi i listave të hapura, ku na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur në konsensus të plotë, jo vetëm brenda sallës së parlamentit por edhe në atë pjesë të opozitës që është jashtë.

Do të kërkojmë një konsensus 100% për një proces të shpejtë. Për të vendosur në kodin zgjedhore mekanizmin e koalicioneve parazgjedhore si një subjekt zgjedhor. Këto janë pikat kyce që duhen adresuar. I vetmi problem me ne lidhur me kërkesën për ti hapur listat është ekuilibri gjinor. Nëse do kemi mekanizëm të besueshëm, për ne nuk ka problem. Por nëse nuk ka, mos prisni që të ketë lista të hapura 100%.

Listat e hapura 100% që e kthejnë mbrapsh ku për të gjetur një grua mes 50 burrave nuk çojnë asgjëkundi. Jam i bindur dhe kam besim që bashkarisht do të gjejmë rrugë sic e gjetëm dhe para ndërprerjes që gjitha palët të ndihen të përfaqësuara në atë që do të jetë produktiv përfundimtar dhe ku cdo palë duhet të pranojë. Nga ana tjetër, bashkohem me apelin e kryetarit të Kuvendit lidhur me domosdoshmërinë e përzgjedhjes së Komisionerit për trupat e reja të administratës së Reformës Zgjedhore.

Së dyti, janë mendimet e Komisionit të Venecias, ato që unë i quaj anti-shpifje dhe unë vazhdoj të mendoj se shpifja duhet ndëshkuar ligjërisht për shpifjet online. Kemi një opinion të Komisionit të Venecias dhe për këtë duhet të punojmë pasi shpifja po bën kërdinë ditë për ditë e natë për natë.


Shtuar 7.09.2020 16:18