Rama sulmon sërish Metën: Gjuhë fyese e shantazhuese, nuk e ka bërë as Saliu

Kryeministri Edi Rama ka “sulmuar” sërish presidentin Meta pas deklaratave të këtij të fundit në konferencën për shtyp me homologun boshnjak.

Rama tha nga Kuvendi se është e turpshme sesi një president nuk e përmban dot gjuhën shantazhuese dhe fyese ndaj qeverisë së tij edhe para një të huaji.

Një gjë të tillë nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Berisha, tha Rama.

Rama: Dëgjoja një zonjë këtu që fliste me një gjuhë që një nënë nuk mund ta ketë, një grua nuk mund ta ketë, një përpaqësues e popullit nuk mund ta ketë. Po çfarë faji mund ti vë kur shembullin më skandaloz e jep Presidenti, nuk ka kapacitetin moral dhe mendor të përmbahet para një homologu kur vjen nga jashtë. Nuk më kujtohet ta ketë bërë as vetë Saliu, që në krah me një të huaj të ketë përdorur një fjalor vulgar, shantazhues dhe depresiv për kundërshtarët këtu. I ka mbirë në gjuhë për turpin e vet gjithë tufa e fjalëve më të ulëta të shqipes që e kanë bërë fjalën krim zëvendësues të fjalës edukatë, që e kanë bërë fjalën drogë zëvendësues të fjalës ushqim dhe që e kanë bërë llumin e komunikimit standard në këtë parlament.


Shtuar 5.10.2020 11:11