Rama publikon monumentin e bërë nga i ati: Nuk e fsheh dot kënaqësinë! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar njq video në rrjetin social Facebook ku kujton 100 vjetorin e Luftës së Vlorës.

Në video shfaqet edhe monumenti i bërë nga babai i tij, Kristaq Rama.

Rama, thekson se “nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës”.

Mesazhi i Ramës

MIRËMËNGJES 😊

në këtë ditë të veçantë të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës, kur duke ju uruar një ditë të mbarë nuk e fsheh dot kënaqësinë që më jep kjo video e monumentit ku shoh duart e tim eti, Kristaq Ramës, s’rri dot pa ju thënë se ndjehem bukur, shumë bukur, për faktin se kushdo që do ta përkujtojë atë luftë do të përulet përballë kësaj vepre, e cila e mbart me seriozitet përballë kohës që ikën barrën e kujtimit për Luftën e Vlorës🇦🇱

#RESPEKT🙏 /albeu.com/


Shtuar 2.09.2020 06:31