Rama përballet me Vuçiç: A është kjo një meme?

Marrëveshjet e firmosura ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama dhe Hoti nuk janë pritur mirë në Serbi.

Ka qenë deklarata e ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Vulin lidhur me portin e Durrësit ajo e cila ka ngjallur reagimin e kryeministrit Rama.

Rama përmes një postimi në Tëitter i ka kërkuar llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga ministri i cili tha se Rama po përpiqet që të krijojë “Shqipërinë e Madhe” , referuar këtu diskutimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri ditën e djeshme.

Rama i ka bërë tag Vuçiç dhe teksa e pyet, shkruan se shpreson që kjo deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt sipas tij duhet ta ndëshkojë ministrin për këtë shfaqje të mjerë.

“Vucic, Aa është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, shkruan Rama.


Shtuar 3.10.2020 13:20