Kryeministri Edi Rama është aktualisht duke folur në Abc-në e Mëngjesit.
Rama u pyet fillimisht për lidhje me raportin e Freedom House, sipas të cilit Shqipëria është përkeqësuar sa i përket lirisë së medias këtë vit krahasura me vitin e shkuar.
Kryeministri tha se nuk e ka parë raportin duke theksuar se megjithatë në vend ka një mori shpifjesh nga gazetarët, të cilat sipas tij nuk janë ndëshkuar.
Insistimit të Demit që Rama të japë emrat e gazetarëve që sipas tij shpifin, kryeministri nuk iu përgjigj duke theksuar se nuk është aty për të dhënë emra.
Rama u pyet edhe për videon e shpërndarë nga ai në Facebook në fillimet e Pandemisë sipas të cilit policia i rrihte ata që nuk qëndronin në karantinë. Mirëpo, rezultoi se në fakt videoja ishte filmuar nga protestat në Algjeri.
Në lidhje me këtë, kryeministri tha se kishte kërkuar ndjesë dhe se videoja i kishte ardhur në një mënyrë të gabuar.
Pjesë nga diskutimi:
Rama: Media në Shqipëri është një hapëesirë e madhe ku siç ka gjëra me vlerë ka edhe një shumicë shpifjesh përditë që kanë thjesht jo vetëm produkt i gazetarëve.
Demi: Siç ndodhi me videon në Spanjë?
Rama: Ajo ishte një lapsus
Demi: Për në është shpifje
Rama: Jo është lapsus, dhe kërkova ndjesë duke e shpjeguar si kishte ndodhur.
Demi: Këtu i njollosni të gjithë, unë për shembull unë nuk shpif
Rama: Është njësoj për politikanët, që nuk janë të gjithë njësoj, kështu ndodh edhe me gazetarët. Edhe pemët nuk janë njëlloj.
Demi: Po të pranoni një këshillë nga ana ime, mos i fusni të gjithë në një “thes”.
Rama: Kjo është e vërtetë. Niveli i shpifjes në Shqipeëri ndoshta është më i larti në planet
Demi: Kjo që sapo thatë është që do hiqni dorë nga ligji i antishpifjes?
Rama: Ai ligj ka lidhje shumë pak ose aspak me atë që është thënë në media. Ai ligj do të vazhdohet.