Kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Berlinit, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.
Vizita e Ramës në Gjermani, është në kuadër të Progamit të Rindërtimit. Më 17 shkurt në Bruksel do të mbahet konferenca e Donatorëve për të prekurit nga tërmeti.
“Për në Berlin për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt 🇦🇱🤝🇩🇪”, shkruan Rama.
Sipas shifrës së bërë publike nga kryeministri, dëmet e verifikuara deri tani i kalojnë 1 miliard euro.