Koronavirusi ka mbyllur gjithësecilin prej nesh në shtëpi tashmë prej ditësh.
Po nga shtëpia e tij në Surrel po qeveris dhe kryeministri Edi Rama. Herë duke u shfaqur me një mur nga pas, herë me një bibliotekë dhe në daljet e fundit ka hequr dorë nga bluzat sportive e veshur me kostum, ka dalë drejtpërsëdrejti në kanalin e tij, ku nga pas qëndron një fotografi e madhe e Ismail Qemalit.
Edhe më herët është komentuar se kryeministri po përpiqet t’i ngjajë kësaj figure historike, por tashmë më shumë se kurrë më parë mjekra e Ramës ka marrë një pamje fiks si ajo e Ismail Qemalit.
Edhe pse Shqipëria po kalon një situatë të vështirë sikundër shumë vende të botës në përballje me pandeminë, duket se daljet e kryeministrit vazhdojnë të jenë të kuruara me detaje e të mirëenduara./albeu.com/