Rama i kujton sërish Bashës gafën në Kuvend: Ky plani 7×7=42 qenka lule corone

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish vetëm pak minuta më parë pas propozimit të tetë masave “urgjente” që kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha që duhet t’i ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e ekonomisë nga pandemia e koronavirusit.

Me një shënim në tëitter, Rama thotë se me një plan të tillë, “këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve”.

“Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve!

Hajde plan hajde! nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!”, shkruan kreu i qeverisë. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2020 21:58