“Rama gënjen”, deputetja nxjerr videon me premtimet e kryeministrit (VIDEO)

Demokratja Jorida Tabaku ka postuar një video në Facebook ku thotë se kryeministri Edi Rama nuk e mbajti premtimin për ndërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

“Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta. Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin”, shkruan ajo.

Postimi i Tabakut

Rama gënjen për të qeverisur dhe qeveris për të vjedhur shqiptarët. Viti shkollor po nis kurse shkollat janë ende të rrënuara. Kjo është e vërteta. Gënjeshtarët premtuan rindërtimin me zë dhe figurë përpara nxënësve, mësuesve dhe prindërve kurse sot heshtin.


Shtuar 30.08.2020 16:15