Rama “bëri” sikur u tërhoq, reagon ashpër KE: Rrezikohet humbja e besimit ndaj ligjit

Komisioni Evropian kundërshton nismën e qeverisë për amnisti fiskale. Përmes një raporti kofidencial, KE rendit argumentat përse nuk duhet miratuar. Komisioni Europian shfaqet kritik ndaj qëllimit dhe frymës së projektligjit.

Raporti i plotë
Vlerësimi i Delegacioni të BE për Shqipërisë për projektligjin për “Amnistinë Fiskale dhe Penale
për Subjektet e Deklarimit Vullnetar të Pasurive ”
Delegacioni i BE mori projektligjin për amnistinë fiskale dhe penale në 9 korrik, nga
Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Ne e mirëpresim këtë konsultim në kuadrin e
diskutimeve të mbajtura për këtë temë në qershor mes Komisionit dhe Ministrisë së Financave
dhe Ekonomisë, në takimin e Nënkomitetit të MSA-BE-Shqipëri për Tregtinë, Industrinë, Doganat
dhe tatimet.

Projektligji nuk është pasuruar nga konsultimet e duhura me të rëndësishme me palët e interesuara para se të dorëzohej në Parlament, pasi projektligji ishte paraqitur në Parlament më 9 korrik. Duke marrë parasysh ndikimin e gjerë të këtij legjislacioni, urgjenca me të cilën u miratua ky projektligj nuk është e justifikuar. Për më tepër, ligji i propozuar i mungon një vlerësim i nevojshëm i pasurive që do të legjitimohen dhe i të ardhurat që do të gjenerohen nga ky legjitimim.

Shtrirja e kësaj amnistie fiskale dhe penale do të shkonte përtej ndikimit të ngjashëm në
legjislacionn e zbatuar në vendet e tjera. Ne keshillojmë për një rishikim të fushës së veprimit të
ligjt, për të synuar vetëm evazionin fiskal të kryer nga persona me banim të besueshëm (vërtetuar) në Shqipëri, që nuk kanë arritur të deklarojnë pjesërisht ose plotësisht të ardhurat, transaksionet në lidhje me pasuritë e tyre. Është esenciale që projektligji të tregojë specifikisht llijet e taksave dhe periudhën kohore që do të përfshijë amnistia.

Një amnisti e tillë tatimore do të ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar sepse përkufizimi i pasurive
përfshin elementë të tillë si prona e paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, paratë cash të mbajtura në monedhën vendase ose të huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë prej ari ose gure te cmuar. Është e vështirë të garantohet se 1) ato nuk rrjedhin nga aktivitete kriminaler; deklarohen nga pronari i tyre aktual ( përfitues) dhe; 3) rezultojnë nga të ardhurat të cilat nuk i përkasin një periudhe tatimore që ose është ende subjekt i deklaratës tatimore ose
subjekt i një kontrolli tashmë të kryer tatimor.

Është e paqartë për Bankat dhe Moneyval, me të cilët kemi qenë në kontakt, se si Ligji kunder pastrimit të parave do të zbatohet në kontekstin e kësaj amnistie. Ligji Nr. 9917 “Për pastrimin e parave dhe luften kunder financimit të terrorizmit” duhet të përfshihet në listën e legjislacionit për të cilin nuk zbatohet amnistia.

Për më tepër, Shqipëria duhet të sigurojë që ajo vepron në përputhje me ndërkombëtare
marrëveshje ndërkombëtare, BEPS1, legjislacionin kundër pastrimit të parave dhe rekomandimet e Moneyval.

Elementet thelbësore mbeten pë r t’u përcaktuar në lidhje me funksionimin e Njësisë Speciale,
përfshirë mekanizmat e bashkëpunimit dhe koordinimit me agjencitë ligjzbatuese
dhe bankat.

Rikthimi i pasurive (neni 13) duhet të bëhet përmes transferimeve bankare ndërkombëtare në vend se të nënkuptohet që paratë e cash mund të zhvendosen fizikisht. Nëse fitimet janë jashtë vendit, transferta e tyre në një vlerë të caktuar duhet të deklarohet në zyrën doganore në kufi. Ka një rrezik që projektligji të krijojë hapësira për evazion fiskal dhe pastrimin e parave që vijnë nga jashtë.

Neni 16/2, i cili përcakton se: çdo paqartësi në zbatimin e këtij ligji do të interpretohet në favor të subjektit, është shumë i gjerë dhe lë hapësira për pasoja të shumta. Ndërsa parimi i prezumimit te pafajesise ndaj te pandehurit është një parim themelor i sundimit të ligjit, ne kete rast rrezikon perjashtimin nga ndjekja panele te subjektit ne posedim te pasurive te jashteligjshme

Nuk jepet asnjë garanci që pas amnistisë fiskale, të ashtuquajturës “Viti Zero” sistemi do
të sigurojë zbatimin e duhur të legjislacionit fiskal në mënyrë që praktikat e evazionit fiskal të ndalojnë.

Shqipëria së pari duhet të ndërtojë një administratë tatimore profesionale, e cila do të bllokonte
mundësine për pastrim parash dhe korrupsion.

Bizneset vendase dhe të huaja kanë shprehur shqetësimin e tyre për konkurrencën e padrejtë nga ata që kanë ruajtur pasurite e tyre jashtë sistemit deri më tani. Në mënyrë që të jetë i besueshëm – dhe të mos rrezikohet humbja e besimit dhe bindjes ndaj ligjit te tatimpaguesve – çdo program i amnistisë fiskale duhet të kombinohet me rritjen e zbatimit kundër tatimpaguesit që jane ne shkelje te ligjit.

Qeveria dhe Parlamenti duhet të rishqyrtojnë miratimin e këtij projektligji nëse Parlamenti synon të ecë përpara me miratimin e ligjit fiskal dhe penal të amnistisë, çështjet e trajtuara në këtë punim duhet të adresohen siç duhet.


Shtuar 28.07.2020 08:44