Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në këmbë për të inspektuar punimet në kantierin e Lungomare 2 në Vlorë.
Sic edhe ndodh zakonisht, kreu i qeverisë nuk i kurseu kritikat ndaj kryebashkiakut Dritan Leli.
Kryeministrit mesa duket i kanë vrarë syrin disa gropa, për të cilat kritikoi Dritan Lelin dhe urdhëroi atë që ato t’i rregullonte vetë dhe mos prite tenderim.
Edi Rama: Mos prit për ato rregullimet atje se nuk ka sens që i lini ato….shikoje shikoje….
Dritan Leli: Ato tani i kam tenderuar
Edi Rama: Jo, jo lere tani…ato duhen rregulluar, 2 metra gropa janë aty rregulloi vete, nuk ka tani apo pastaj. Tenderuar?! Çtenderuar, ajo bëhet për dy minuta. Rrinë aty dhe bëhen gangrenë.
Dritan Leli: Ato do ti mbyllim.