Rahu të dashurën dhe abuzoi s*ksualisht, detaje nga dëshmia e 21 vjeçares në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24- vjeçar i cili ka abuzuar seksualisht me të dashurën e saj pa dëshirën e kësaj të fundit. Ka qenë vetë vajza që ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë Nr. 3.

Policia bën me dije se është arrestuar I. I., 24 vjeç pasi në zonën “Bregu i Lumit”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Njoftimi plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. I., 24 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, sepse në rrugën “Bregu i Lumit, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij 21-vjeçare dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.


Shtuar 6.08.2020 13:05