Ra në duart e OFL-së, kush është biznesmeni që i dogjën “bishën” luksoze në Elbasan

Makina e biznesmenit Elis Bahushi në qytetin e Elbasanit është djegur gjatë natës. Mjeti luksoz, tip Porsche me targë AA 007, i cili ka qenë në pronësi të shtetasit, Elis Bahushi, është djegur në lagjen 28 Nëntori

Pak kohë më parë ndaj Bahushit, Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Emri i Bahushit, i cili merret me biznesin e metrazheve, nuk është i panjohur për Policinë, pasi ai ka qenë i dyshuar dhe për përfshirjen në laboratorin e drogës në Has.

Bahushi dhe familja e tij prej më shumë se 25 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Elbasanit, kryesisht në fushën e veshjeve dhe metrazhit. Furnizimin me lëndë të parë familja Bahushi e kryente në Turqi dhe për këtë arsye ka dyshime nga prokurorisë se, dy ekspertët turq, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare të jenë dërguar në vendin tonë nga 35-vjeçari Elis Bashushi.


Shtuar 28.09.2020 06:28