Qershori nis me shira, si do jetë moti javën e ardhshme

Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka bërë me dije se parashikimin për javën në vijim.

Sipas parashikimit bëhet me dije se nesër do të ketë alternime vranësiras dhe kthjellimet, por në disa zona do ketë reshje shiu. E marta dhe e mërkura parashikohetsërish me shi ndërsa të enjten dhe të premten do rikthehet moti i kthjellët dhe temperaturat e larta.

“Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal do të prekin pjesën veriore të vendit në orët e mesditës.

Ditën e mërkurë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën jugore dhe juglindore të vendit në orët e mesditës.

Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.


Shtuar 31.05.2020 17:19