Gjykata e Durrësit ka vendosur të lerë në burg Ruzhdi Tasunin i cili tre ditë më parë qëlloi për vdekje bashkëshorten.
63 vjeçari, pas një grindjeje me bashkëshorten e tij në ambientet e dyqanit të metrazheve në pronësi të tyre, ka qëlluar me levë hekuri në kokë Hajdije Tosuni, 59 vjeç e cila humbi jetën menjëherë.
Autori ka njoftuar vetë policinë dhe sipas dëshmisë së tij dhënë për autoritetet ishte grindja e çastit motivi për të cilin ai vrau bashkëshorten.
“Ishte një moment i çastit. Ofenduam njeri-tjetrit për ca borxhe që kishim. Jam shumë i penduar. I kërkoj falje fëmijëve. Nuk duhet të kisha arritur këtu”.
Ngjarja ndodhi në dyqanin e viktimës. Sipas asaj që kanë zbuluar hetuesit, burri e ka qëlluar të paktën 6 herë në kokë gruan me një shufër hekuri rreth 70 cm, e cila shërbente për të ulur qepenin e dyqanit të tyre.
“Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithcka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhe). E godita në kokë.
Ajo tentoi të dilte nga dyqani, por e tërhoqa brenda dhe e qëllova sërish”.
Duke justifikuar këtë sjellje, autori tha se në ato momente “nuk isha në vete, e humba toruan fare”.