Qëlloi me thikë 50 vjeçarin në Lushnjë, si u kap 74 vjeçari

Një 50 vjeçar është qëlluar disa herë me thikë në Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Ngurrëz e Vogël, ku nje konflikt mes dy personave ka degjeneruar ne perdorimin e thikes.

“T. D., 74 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnje u arrestua pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të mprehta (thikë), duke plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar”- njofton policia.

NJOFTIMI

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, pas njoftimit të marë se në fshatin Ngurrëz e Vogël ka pasur një konflikt mes 2 shtetasve, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe bën arrestimin në flagrancë të shtetasit:

T. D., 74 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Vogël, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Ngurrëz e Vogël, për motive të dobëta ka goditur me sende të mprehta (thikë), duke plagosur rëndë shtetasin I. S., 50 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën autori ka goditur shtetasin I.S.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.


Shtuar 11.03.2020 12:39