Puthi xhaxhain e saj në buzë, mbesa e Biden pas debatit: Do e godisja Trumpin në fytyrë

Mbesa e Joe Biden, Naomi, ka shpërthyer pas debatit të parë presidencial të xhaxhait të saj, me Donald Trump.

Ajo ka shkruajtur disa mesazhe me përçmim në drejtim të Trump, pasi ky i fundit i përmendi Biden, se vëllai i tij Hunte (babai i Naomit), ka qenë një drogaxhi.

“Të isha unë në debat, s’do kisha duruar dot as 5 minuta në atë skenë pa e goditur në fytyrë”, shkruajti ajo në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Naomit, Trump është presidenti më i keq në historinë e Amerikës ndaj dhe s’duhet të votohet për një mandat të dytë.

Naomi trazoi rrjetin pak kohë më parë, pasi gjatë një takimi të fushatës presidenciale të Joe Biden, u puth në buzë me këtë të fundit, por ngjarja u kalua si një incident mes palëve.

Gjatë debatit të parë presidencial në SHBA nuk munguan as momentet e tensionit mes palëve, ku Biden dhe Trump nuk lanë pa përmendur as familjarët e tyre.


Shtuar 30.09.2020 09:41