Pushoni të qetë në bregdet, parashikimi i motit për ditën e dielë

Edhe për ditën e dielë moti do të favorizojë pushuesit në bregdet ku pjesën më të madh të ditës do të karakterizohet nga kthjellimet.

Në zonat juglindore vranësirat kalimtare do të gjenerojnë reshje të karakterit lokal.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.


Shtuar 5.09.2020 21:19