Punonjësi i Policisë së Burgjeve godet me tytën e pistoletës 39-vjeçarin

Policia njofton se rreth orës 20:15, në Paskuqan në periferi të Tiranës, 49-vjeçari Lavdrim Mena, punonjës i policisë së burgjeve ka goditur me qytën e pistoletës A.D., 39 vjeç.

Mësohet se konflikti është agravuar kur polici i burgjeve ka goditur me shpullë djalin e 39-vjeçarit.

Ky i fundit sipas policisë ka pasur dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

“Me datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të mëtejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shtuar 4.10.2020 19:38