Publikohet momenti i rrallë, si u shpërthye bomba më e madhe e hidrogjenit në botë (VIDEO)

Agjencia bërthamore ruse “Rosatom” ka publikuar një regjistrim të rrallë të shpërthimit të “Bombës së Carit” në 1961.

Video 30 minutëshe përshkruan fundit e tetorit 1961 kur Bashkimi Sovjetik shpërtheu bombën e hidrogjenit më të madhe të bërë ndonjëherë me 50 megatonë.

Për krahasim, bomba më e fuqishme amerikane e testuar në vitin 1952 kishte maksimum 22 megatonë, dhe bomba që shkatërroi qytetin japonez të Hiroshima në 1945 kishte 16 kilotona.

Me fjalë të tjera, “Bomba Perandori” ishte 1,325 herë më e fuqishme dhe fuqia e saj e jashtëzakonshme u mor përmes procesit të bashkimit bërthamor.

Bomba u provua më 30 tetor 1961 në 11:32 të mëngjesit me kohën lokale në arkipelagun Nova Zemlja.

Reja “kërpudhë”, siç thuhet, arriti një diametër prej rreth 90 kilometrash.


Shtuar 29.08.2020 08:05