Protestuesit bllokojnë rrugën të ulur këmbëkryq, policia ngre kordonin e sigurisë

Pas shembjes së Teatrit, duket se protestat akoma nuk kanë shteruar.

Pas orëve të gjata pranë grumbullit me pluhur që ka mbetur atje ku duhej të ishte Teatri, një pjesë e protestuesve kanë qëndruar në Bulevard.

Ata kanë zgjedhur të ulen këmbëkryq në rrugën e Myslym Shyrit mbi parkun “Rinia”.

Ndërkohë policia po negocion me protestuesit të cilët i kanë pritur me ovacione dhe kanë refuzuar t’i binden urdhrit të policisë.


Shtuar 17.05.2020 14:33