Anëtarja më e re e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu u betua para Presidentit të Republikës mesditen e kesaj te premte.
Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua ceremonia e betimit të prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Doloreza Musabelliu.
Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores më të re të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Prokurorja Doloreza Musabelliu është konfirmuar në SPAK (Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) për një mandat 9-vjeçar. /albeu.com/