Probleme me pasurinë, Vettingu “kosit” gjyqtaren e Apelit të Tiranës

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi.

Ajo shfaqi probleme të pasurisë si dyshime për konflikt interesi në shqyrtimin e dy çështjeve gjatë seancës dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Flutura Skënderi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Një vit më vonë ajo është emëruar në Gjykatën e Apelit Tiranë, ku edhe e ushtronte aktualisht funksionin e gjyqtares.


Shtuar 23.07.2020 08:20